E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarfe me plumba ne adrese te Montit e Berluskonit

Dhjetë zarfe me plumba dhe një letër me kërcënime janë dërguar në adresë të kryeministrit, Mario Monti, ish-kryeminsitrit, Silvio Berluskoni dhe disa drejtorëve të gazetave kombëtare. Kërcënimet janë nënshkruar nga Lëvizja Proletarët e Armatosur.
Ndër të tjerë marrësit janë gjithashtu Pier Luigi Bersani, ministrja e Mirëqenies, Elsa Fornero, Pier Ferdinando Casini dhe drejtorët e gazetave Ferruccio De Bortoli (BBC), Ezio Mauro La Republika , Maurizio Belpietro, Leonardo Boriano dhe Mario Sechi . Në letrën mbushur me kërcënime lexohet ndër të tjera “të gjithë do ta paguani”. Kërcënimet vijnë në një kohë që qeveria e Montit përballet me votëbesim në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›