E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Sekuestrohen 3 kg kanabis, arrestohen dy të rinj

Policia e qarkut të Elbasanit gjatë një operacioni të koduar "aksionin 2009" ka bërë të mundur sekuestrimin e 3 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar dy poseduesit e drogës.
Sipas informacioneve policia ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve Olti dhe Erlis Ndreka përkatësiht 22 dhe 25 vjeç nga qyteti i Lushnjes pasi iu kapën në cilësinë e provës materiale 3 kg drogë e llojit kanabis sativa. Ndërkohë policia e qarkut të Elbasanit ka njoftuar se gjatë një muaji janë kryer 8 operacione të suksesshme anti-drogë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›