E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët për korrupsionin: Lufta ndaj tij, problematike

TIRANE- Duke cituar progres raportin e vitit 2009 të Komisionit Europian për Shqiëprinë, ambasadorja britanike në Tiranë përmendi nevojën e një kulture mosndëshkimi në jetën publike dhe nevojën për të krijuar një praktikë bindëse dënimesh të rasteve të korrupsionit.
Lufta kundër korrupsionit, citon deklarata e saj për shtyp, është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e integrimit europian të Shqiëprisë por dhe për popullin shqiptar.
“Korrupsioni ka një kosto shumë të lartë dhe njerëzore” nënvizon ambasadorja britanike ndërsa theksoi se qeveria britanike vazhdon të mbështesë autoritetet shqiptare dhe shoqërinë civile në këtë luftë si një prioritet.
“Mbretëria e Bashkuar e shikon luftimin e korrupsionit brenda institucioneve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë dhe drejtësinë, si vecanërisht urgjente”, thekson kryediplomatja britanike.

Ndërkohë në të njëjtën ditë edhe ambasada gjermane nëpërmjet zëdhënëses së saj nënvizoi shqetësimin që vërehet edhe në progres raportin e BE-së për lëvizjet e shpeshta për arsye politike në administratën publike në Shqipëri.
Në fund të dhjetorit pritet të publikohen rezultatet e studimit të parë për zbatimin e legjislacionit në administratën publike, si një prej pikave gjithmonë të kritikuara nga ndërkombëtarët pas cdo procesi zgjedhor në Shqipëri.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›