E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, nisin reshjet e dëborës

TIRANE- Në verilindje të vendit, mëngjesin e sotëm u shfaqën rreshjet e dëborës në lartësitë mbi 1500 metra. "Ndonëse rreshjet kanë qenë të dendura, nuk kanë shkaktuar probleme, pasi ende nuk janë prekur zonat e banuara", tha përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.

"Ndërkaq, në akset rrugore nacionale nuk janë vërejtur probleme dhe lëvizja e mjeteve është normale", thotë drejtori i ndërmarrjes rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve Rushit Gashi. Si rrallë herë, këtë vit rreshjet e dëborës dhe ngricat ende nuk kanë mbrritur në zonat e banuara të verilindjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›