Rehn: Shqipëria të plotësojë reformat, në BE sipas meritës
BRUKSEL- Vendet ballkanike duhet të forcojnë bashkëpunimin ekonomik me njëri tjetrin si një kusht për tu integruar më shpejt dhe lehtë në Bashkimin Europian. Ky është mesazhi i një konference me 200 pjesëmarrës që u zhvillua në Bruksel, që i kushtohet krizës ekonomike në Ballkan.
Në një konferencë për shtyp në hapje të kësaj konference, Ministri i Jashtëm sudedez Karl Bild dhe komisioneri i zgjerimit Olli Rehn përmendën sfidat që ka Ballkani perëndimor në fushën ekonomike dhe atë politike. Olli Rehn ka deklaruar se Ballkani po ecën përpara. Ai përmendi thirrjet e përsëritura se Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të vazhdojnë reformat për të hyrë në BE, pasi cdo vend do hyjë në bazë të meritës.
Duke folur për Shqipërinë, Rehn tha se ky vend bashkë me Bosnjën duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave, ndërsa theksoi se kërkesa e Shqipërisë po shqyrtohet nga Komisioni Europian për të përgatitur opinionin për vendin tonë, si hap për ingterimin në BE.
Rehn theksoi se gjithë Ballkani duhet të vazhdojë reformat dhe bashkëpunimin rajonal pavarësisht situatave politike. Ai tha se esenciale është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Lidhur me ekonominë, në këtë konferencë u deklarua se situata në Ballkan është e vështirë. Ky rajon tani është prekur nga kriza ekonomike. Ballkani u shkatërrua nga lufta që dërrmoi dhe ekonomitë e vendeve të këtij rajoni, tha ministri i jashtem suedez Karl Bild, që mban dhe presidencën e radhës në BE.
Sipas Bild dikur ky rajon kishte të ardhura për frymë dhe prodhim të brendshëm më të lartë se në Europën lindore, por tashmë këto vende e kanë lënë pas Ballkanin.
Sidoqoftë ky ishte dhe qëllimi i konferencës së mbajtur në Bruksel, të nxitet bashkëpunimi dhe investimet nga vendet jashtë Ballkanit. Në konferencë do hartohet një projekt ose një hartë rruge për rimëkëmbjen e Ballkanit nga kriza e fundit ekonomike, që ky vend të vazhdojë rrugën për reforma në BE. (e.n/News24/BalkanWeb)