“Arrëthyesi”, vjen në Teatrin e Operas “baleti i fundvitit”
TIRANE- Fillimisht një balet i porosi tur nga drejtori i Teatrit të Moskës me kërkesën specifike të mbretërve rusë, "Arrëthyesi" menjëherë u bë vepra më popullore që vihet në skenë në periudhën e festave të fundvitit. Historia rrjedh nga tregimi "Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve", i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann. Një balet me dy akte, "Arrëthyesi" shqiptar vjen me koreografinë e Ilir Kernit, skenografi të Zorz Drausnik dhe kostume të Elva Bellës. Në rolet kryesore të kësaj premiere janë Enada Hoxha, Gerd Vaso, Ilir Kerni, Ledia Sulaj, Elton Merja, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, Jonida Onuzi, Rovena Shqevi, Elona Dervishi, Adela Muçollari, Greta Hushi etj. Pjesa e baletit kur ëndrra vjen për t'i zënë vendin realitetit, është çasti kur Klara, e lodhur nga vallëzimet e darkës, pasi të ftuarit largohen, bie në gjumë dhe nis të ëndërrojë. Është mesnatë dhe gjithçka rreth saj nis të marrë përmasa të mëdha. Salla, pema e Vitit të Ri, lodrat.... dhe mbi të gjitha një ushtri me minj që kërkojnë t'i vjedhin arrëthyesin....
Historia e baletit
Peter Çajkovski kompozoi muzikën e baletit mes viteve 1891 e 1892. Vënia e parë skenike që u realizua në të njëjtën kohë me operan "Iolanta", po e kompozitorit Çajkovski, u realizua në 18 dhjetor 1892 pranë Teatrit "Mariinskij" të Shën Pjetërburgut në Rusi. Shfaqja me koreografi të balerinit rus Lev Ivanovi, u drejtua nga kompozitori italian Riçardo Drigo. Mes interpretuesve të kësaj shfaqjeje spikasin italiania Antonietta Dell'Era, në rolin e Fata Confetto, rusi Pavel Gerdt, Olga Preobrajenska dhe i riu Nikolai Legat. Suita e këtij baleti u bë mjaft popullore në ambientet e koncerteve, aq sa vetë Çajkovski vendosi të nxjerrë shtatë lëvizje. Një prurje e re në këtë vepër është prezenca e instrumentit të celestes; Çajkovski dëshironte shumë ta fuste në vepër dhe e shtoi në disa pasazhe të aktit të dytë. Në vitin 1934 në Mariinsky, (Kirov) Teatri i Operas dhe Baletit u inskenua edicioni i Vassilij Vajnonen dhe po atë vit u pa inskenimi europian i baletit, në Londër në Sadler's Ëell, sipas koreografisë së Ivanov. Në Itali mbërriti vetëm pas 4 vitesh të prezantimit të parë të tij, në 1938 në teatrin "La Scala" të Milano-s.
Arrëthyesi modern
Arrëthyesi është realizuar në kinema, teatër dhe madje edhe në sport, sidomos muzika dhe drama e tij. Një shembull kinematografik është filmi "Fantasia" e Disney-t, në të cilin zana, kërpudha të animuara dhe peshq vallëzojnë nën ritmin e notave të "Arrëthyesit". Në çdo lloj trajtimi, partitura muzikore e Çajkovskit është riprodhuar pa asnjë ndryshim. Popullariteti i "Arrëthyesit" në një farë mase i dedikohet Ëillam Christensen, themelues i kompanisë se baletit San Francisco, i cili e çoi këtë vepër në SHBA në vitin 1944. Suksesi i baletit dhe koreografia e George Balanchine krijoi një traditë të vërtetë dimërore në veprat skenike të USA. Muzika e baletit është ndër kompozimet më popullore të traditës ruse. Ajo në fakt i përket traditës romantike dhe përmban disa nga pjesët më të paharrueshme të kësaj tradite: Il Trepak ose Danza russa, janë nga pjesët më të njohura të baletit, së bashku me të famshmin Valzer dei fiori, ashtu si i gjithmonëgjeturi "Danza della fata confetto". Baleti në mënyrë befasuese përmban harmoni e ngjyra orkestrore moderne, përveçse një pasuri të mrekullueshme melodish.
Subjekti
Libreti është nxjerrë nga një tregim i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann, por jo në formën e tij origjinale sepse do të ishte shumë e përgjakshme. Tregimi i nxjerrë nga libreti bazohet mbi një redaktim më pak të dhimbshëm të Alexandre Dumas. Në aktin e parë në vigjilje të Vitit të Ri, në fillim të shekullit të 19-të, kryetari i Bashkisë organizon një festë për miqtë dhe fëmijët e tij të vegjël. Këta, në pritje të dhuratave dhe tepër të entuziazmuar, vallëzojnë teksa mbërrin zoti Drosselmeyer, një mik i familjes, që u sjell dhurata gjithë fëmijëve dhe i zbavit me lojëra shpejtësie, megjithëse në fillim u shtinë frikë fëmijëve. Të përkëdhelurës së saj, Klarës, i dhuron një arrëthyes në formën e një ushtari, lodër të cilën Fritz, vëllai i vajzës e thyen nga inati. Në festë arrijnë edhe prindërit, të cilët i bashkohen festës duke vallëzuar. Klara, e lodhur nga vallëzimet e darkës, pasi të ftuarit largohen, bie në gjumë dhe nis të ëndërrojë. Është mesnatë dhe gjithçka rreth saj nis të marrë përmasa të mëdha. Salla, pema e Vitit të Ri, lodrat.... dhe mbi të gjitha një ushtri me minj që kërkojnë t'i vjedhin arrëthyesin. Klara tenton t'i ndjekë, kur papritur "Arrëthyesi" merr jetë dhe nis të luftojë së bashku me ushtarët e Fritz: në fund ngelen vetëm ai dhe mbreti Topo, i cili e vë vërtet në vështirësi.. Klara, për të shpëtuar Arrëthyesin e saj, merr këpucën e vet dhe ia hedh mbretit Topo, i cili bie në tokë. Dhe ja, papritur Arrëthyesi shndërrohet në një Princ, dhe Klara i shkon nga pas duke hyrë në një pyll të mbuluar nga bota. Këtu zhvillohet valsi i Flokëve të Borës. Ndërsa në Aktin e dytë, dy të rinjtë hyjnë në Mbretërinë e Ëmbëlsirave, ku i pret Zana e sheqerkave. Arrëthyesi i tregon asaj gjithë aventurat dhe se si e mposhti mbretin e minjve. Menjëherë pallati gjallërohet nga një numër i madh vallëzimesh, që janë nga më të njohurit e muzikës së Çajkovskit, dhe arrijnë kulmin me të njohurin, "Valsi i Luleve". Më vonë, Princi dhe Zana e Sheqerkave ekzekutojnë një Pas de deux. Baleti mbyllet me një vals dhe ëndrra e Klarës mbaron. Sapo zgjohet, Klara rimendon edhe një herë ëndrrën që ka parë dhe përqafon Arrëthyesin e saj.
(m.a/BalkanWeb)