Projektligji Cefa: “Kompensimi i pronarëve, nuk ka datë përfundimi”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kompensimi për ish-pronarët nuk ka një afat se kur do të përfundojë.
Kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave, Elvis Cefa, pohon se ky proces do të vazhdojë derisa çdo subjekt të marrë atë që i takon. Por ndërkohë në ligj parashikohet se 2015-a do ti japë zgjidhjen përfundimtare këtij problemi të diskutuar tashmë prej vitesh. Shpjegimet e Cefës janë dhënë pas miratimit në Komisionin e Ligjeve të projektligjit “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronarëve”. Në bazë të këtij drafti do të krijohet një fond i veçantë, i cili do të pasurohet herë pas here me fonde dhe nga privatizimet apo donacionet e ndryshme. Ky projektligj krijon një avantazh të madh, sepse eviton djegien e fondeve çdo fundviti, edhe nëse ato nuk realizohen brenda një viti.
Kreu i AKKP
“Kompensimi financiar nuk ka një datë të caktuar se kur do të përfundojë. Ai përfundon kur dhe subjekti i fundit të marrë atë çka i takon. Por e rëndësishme është se tashmë të fillojë e ngritur mbi baza ligjore dhe të eliminohet lufta me kohën që ka bërë AKKP”, - tha Cefa, ndërkohë që ligji parashikon që gjithë procesi i kompensimit të pronave të përfundojë në 2015. Më tej kreu i AKKP-së ka shpjeguar se ligji i miratuar dje në Komisionin e Ligjeve merr përsipër të rregullojë dy momente shumë të rëndësishme. “Konkretisht, në bazë të këtij ligji, AKKP legjitimohet në pasurimin e vazhdueshëm të fondit të kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuar jo vetëm me fondin që buxheti i shtetit vë në dispozicion vit për vit, por dhe me të ardhura nga donatorë të tjerë, me të ardhura nga shitjet apo privatizimet e pronës shtetërore, me të ardhura nga vetë procesi që AKKP zhvillon në kohë”, - tha ai. Përveç kësaj, një moment i dytë i rëndësishëm, shtoi Cefa, është se tashmë është eliminuar ngërçi apo frika e djegies së fondeve në fund të vitit buxhetor. “Me këtë ligj fondet që nuk përdoren brenda vitit kalendarik, vazhdojnë të akumulohen në fondin special dhe bën të mundura që AKKP ti përdorë në çdo kohë këto fonde”, - tha Cefa. Kreu i AKKP-së sqaroi më tej se menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit për këtë institucion, do të dihet administrimi dhe shqyrtimi i 8 mijë ankesave. Cefa sqaroi se fondi për këtë vit është 700 milionë lekë dhe është 100 milionë më i madh se viti i kaluar. Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje nenet e mbetura pa miratuar në këtë ligj dhe më pas tërësinë e tij. Në bazë të ndryshimeve të bëra, Këshilli i Ministrave ka pranuar riformulimin e pikës 4 të nenit 4 në këtë formë: “Llogaritë e fondit të kompensimit të pronave paraqiten në Kuvend si pjesë e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit”. Më tej është miratuar pa ndryshime neni 8, ndërkohë që është hequr neni 9, i cili shfuqizonte vendimin nr 610, datë 11.6.2009 të Këshillit të Ministrave, “Për administrimin e fondit special të kompensimit të pronave”.
Ndryshimi
Kompensim financiar për gjithë kategoritë që nuk kanë përfituar
Do të përfitojnë kompensim financiar dhe ata ish- pronarë, të cilët kanë fituar të drejtën për një tjetër lloj kompensimi, por nuk e kanë marrë atë. Ky është ndryshimi i bërë në nenin 2 të projektligjit “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”. Edhe pse në shkelje me praktikën ligjore, sepse nuk mund të ndryshosh një nen që është miratuar, Komisioni i Ligjeve ka pranuar vërejtjet e kreut të Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, Elvis Cefa. Në bazë të riformulimit të tij të pikës 3 të nenit 2, parashikohet që “Fondi i kompensimit të pronave të përdoret për kompensim në vlerë të ish-pronarëve që u është njohur e drejta e kompensimit, kur kthimi fizik i pronës së tyre ka qenë i pamundur”. Ndërkohë që në draftin e ardhur nga Qeveria thuhej: “Fondi kompensimit të pronave të përdoret për kompensim në vlerë të ish-pronarëve që kanë fituar të drejtën e kompensimit financiar, kur kthimi fizik i pronës së tyre ka qenë i pamundur”. Sipas shpjegimeve të Cefës, ish-pronarët nuk kanë fituar të drejtë kompensimi, por u është njohur e drejta e kompensimit pas kërkesës së tyre dhe shqyrtimit përkatës të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave. Ndërkohë që një tjetër ndryshim ishte heqja e termit financiar. Cefa sqaroi se, nëse lihej në këtë mënyrë, kufizohej mundësia që AKKP të bënte të mundur kompensimin financiar dhe për ata ish-pronarë, të cilëve u është njohur një mënyrë tjetër kompensimi. “Të hiqet termi financiar, sepse kufizon përfituesit. Nga praktika e punës e AKKP-së subjektet që kanë aplikuar për kompensim financiar janë konsideruar të vlefshme dhe janë trajtuar me kompensim pavarësisht faktit nëse në vendimet e tyre me të cilat ata aplikonin ka qenë kompensimi financiar apo një mënyrë tjetër kompensimi”, - tha ai. Ky propozim u pranua dhe u miratua sipas formulimit të Cefës.
Drafti
Masat e kompensimit me vendim qeverie
Masa e kompensimit financiar të ish-pronarëve do të përcaktohet me vendim qeverie. Ky është ndryshimi i bërë në ligjin për këtë çështje. Komisioni i Ligjeve, edhe pse ka hequr kufizimin prej 200m2 e ka lënë këtë çështje në dorë të Qeverisë. “Në procesin e kompensimit financiar deri në vitin 2009 ekzistonte ky kusht. Ky ligj i ri parashikon daljen e një VKM-je organike në çdo vit dhe kjo mbetet për tu vlerësuar nga qeveria. Nëse ajo e rrit këtë kufi, Agjencia do ta zbatojë”, - sqaroi kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa. Ai shtoi se VKM-ja organike për fondin e këtij viti ende nuk është paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010