Gjinushi: Tryeza e dialogut, një martesë me mblesëri
Autori i Lajmit: Redaksia
Negociatat mes Ramës dhe Berishës tek presidenti Topi është një martesë me mblesëri. Kështu e cilësoi kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi tryezën e dialogut për zgjidhjen e krizës. Gjinushi ka deklaruar se tryeza e dialogut e thirrur nga presidenti Topi nuk është gjë tjetër veçse një fasadë dhe është e imponuar nga Këshilli Evropian dhe ka një kornizë të përcaktuar nga rezoluta e Asamblesë Parlamentare të KE-së. Sipas tij kriza politike ka ardhur si pasojë e shkeljes së Kushtetutës së vendit. Ndërkohë në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës Gjinushi theksoi se ata duhet të nxjerrin një mësim të parë që presioni nuk duhet të jetë për të kaluar momentin, pasi sipas tij janë imponuar zgjidhje jo kushtetuese. Vetë raporti duhet të lexohet më mirë nga vetë ndërkombëtarët theksoi Gjinushi duke shtuar se standardet e shkelur janë të cituara edhe në raportin e ndërkombëtarëve.
Shalsi: Meta ka frikë se humbet mandatin
Partia Socialiste ka reaguar pas qëndrimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta për mos hapjen e kutive të zgjedhjeve. Deputeti i Partisë Socialiste, Eduar Shalësi u shpreh se hapja e kutive është vullnet kushtetues që populli do e imponojë nëse pushteti do e mohoj. “Ilir Meta ka të drejtë të dridhet nga frika e kutive ku fshihet edhe e vërteta e mandatit që nuk i takon në Tiranë, por ne nuk kemi të drejtë ta falim korrupsionin e djeshëm elektoral, sepse nuk mund të lejojmë që nesër korrupsioni të gllabëroj përsëri votat e popullit. E me këtë rast i kujtojmë ilirit piskamën e tij të famshme pas zgjedhjeve, kur tha: Sali Berisha të mos masturbohet me një fitore që nuk ekziston. Hapja e kutive është vullnet kushtetues që populli do e imponojë nëse pushteti do e mohoj”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010