E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Mbytet ne det pushuesi nga Kosova

Mbytet ne bregdetin e Velipojes pushuesi i peste per kete sezon veror. Nje banor nga Ferizaj i Kosoves, ka gjetur vdekjen paraditen e djeshme ne zonen e plazhit ndersa kishte ardhur me pushime. Burime te policise thane se viktima eshte Femi Qorrolli, 56-vjec. Sipas deshmitareve ai kishte hyre ne uje dhe pak caste me vone eshte pare te bente perpjekje per t'i shpetuar mbytjes. Por policia tha se mendohet per nje atak kardiak pas kontaktit me ujin te viktimes e moshes se trete. Mesohet se 56-vjecari gjendej ne Velipoje se bashku me familjen e tij dhe eshte futur i vetem ne uje. Te afermit jane perpjekur per ta shpetuar duke e nxjerre te gjalle nga deti, por ne gjendje te rende.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›