Elbasan, aksidentohet këmbësori 24-vjeçar
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen vonë të së hënës, në fshatin Xibrakë, rreth 15 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve të policisë lokale, bëhet e ditur se rreth orës 22:30 të së hënës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, 20-vjeçari Halit Tosku, lindur e banues në lagjen "Teqe", Peqin, duke drejtuar mjetin e tij tip "Golf"- veturë, me targa N 766 KBF, ka aksidentuar 24-vjeçarin A.Qata, lindur e banues në fshatin Labinot-Fushë, Elbasan, i cili ka qenë këmbësor në rrugë. Të njëjtat burime sqarojnë se i riu është dërguar menjëherë për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ku sipas mjekëve, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që bëri aksidentit dhe është duke hetuar rreth ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e tij.
Be. Dy.
Be. Dy.