Shoferët e mauneve, protestë dyorëshe në port
Shoqëria e Transportit Internacional ka protestuar dje për dy orë në ambientet e Portit të Vlorës. Të gjithë drejtuesit e mauneve, të cilët dalin jashtë shtetit për qëllime tregtie, kanë bllokuar lëvizjen dhe përpunimin e mjeteve në port me pretendimin se mungesa e trageteve që transportojnë maunet e tonazheve të larta po u shkakton dëme të mëdha ekonomike. Shoferët shprehen se i kanë kërkuar Ministrisë së Transporteve, që linja e trageteve ku marrin maune të jetë 5 herë në javë, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh. Ata ankohen se rrinë me ditë të tëra në radhë, deri sa të vijë trageti që merr vetëm 10 maune. Organizatorët kanë kërcënuar se do të hidhen në grevë totale, duke paralizuar punën në Portin e Vlorës nëse nuk marrin përgjigje pozitive për kërkesën e tyre.
mi.ma.
mi.ma.