Invalidët sërish në protestë.
Invalidët e Korçës dhe Maliqit kanë dalë sërish në protesta para institucioneve shtetërore për vonesat dymujore të marrjes së trajtimit ekonomik. Protestave të nisura në Korçë dy ditë më parë, dje u janë bashkangjitur dhe në zonat e tjera. Invalidët e qytetit të Maliqit kanë bllokuar sheshin kryesor të qytetit dhe kanë akuzuar strukturat shtetërore se po tregohen neglizhente për këto shtresa në nevojë. Bëhet fjalë për një fond prej të paktën 5 milionë lekësh që nuk ka mbërritur ende pranë drejtorive të përkrahjes sociale, edhe pse u premtua se ky problem do të zgjidhej së shpejti.
ju.dh.
ju.dh.