E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 36-vjeçarit në Fier, identifikohen autorët

Policia e Fierit ka bërë të mundur identifikimin autorëve të vrasjes së mbrëmshme të 36-vjeçarit Dhimitër Gjika. Policia nuk bën me dije emrat e plotë të dy autorëve për arsye hetimi ndërsa ka dhënë vetëm inicialet e tyre dhe përkatësiht K.K dhe D. K.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit ku 36 vjeçari Dhimitër Gjika nga Saranda, është qëlluar me 4 plumba pistolete duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
 

Sipas dëshmitarëve aty pranë, ngjarja ka ndodhur teksa 36- vjeçari po ecte, ndërsa më parë kishte parkuar automjetin e tij me targa TR 85 41 rreth 30 metra larg vendit ku ai është qëlluar për vdekje.
 

Dyshohet se shkak i vrasjes së 36-vjeçarit ka qenë hakmarrja por nuk përjashtohen pista të tjera të mundshme. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›