E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident hekurudhor në Indi, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë gjetur vdekjen në Indi kur një tren është përplasur me një automjet të mbushur me pasagjerë.
 

Aksidenti ka ndodhur në shtetin verior të Indisë, Utar Pradesh, ku treni ekspres u përplas me një makinë tip “Jeep”, në të cilin ndodheshin 17 persona, duke e shtyrë atë përpara.
 

Sipas mediave ndërkombëtare përplasja ka ndodhur në një kalim në afërsi të stacionit hekurudhor të Madusë, ku nuk ndodhej njeri për të dhënë sinjalizime.
 

Aksidentet hekurudhore janë të zakonshme në Indi, vend që ka një nga rrjetet hekurodhore më të populluara në botë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›