Moti i keq bllokon punen ne port

Koha e keqe që ka përfshirë Durrësin e shoqëruar me erë të fortë dhe shira, ka bërë që të pezullohet puna në disa sektore në portin e Durrësit, kryesisht në sektorin e ngarkim shkarkimit por edhe në atë të peshkimit.
Peshkatarët kanë ndërprerë punën totalisht, duke mos dalë në det të hapur për gjueti, për shkak se forca e detit shkon deri në 4 ballë.
Përveç kësaj, shiu ka krijuar probleme të mëdha dhe në sektorin e ngarkim- shkarkimi, ku anijet janë detyruar te mbyllin hambarët herë pas here deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, për shkak të sigurisë.
Të vetmet që nuk kanë pasur probleme janë anijet tregëtare dhe tragetet, të cilët kanë vijuar lundrimet ashtu sikurse i kishin planifikuar.
Burime nga kapiteneria bëjnë më dije se përkeqësimi i kohës është ndjerë mengjesin e sotem, ndërkohë që në orët në vijim pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike.