E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e pare e organeve ne vend vitin e ardhshem

Vitin e ardhshëm pritet ngritja e të parës bankë organesh në vendin tonë.
Do të jetë kjo strukturë shëndetësore që do të vlerësojë, ruajë dhe shperndajë qelizat, indet apo organet të destinuara për transplantim. Proces ky që sipas specialistes në Ministrinë e Shëndetësisë Vjollca Duro do të realizohet bazuar mbi kërkesat e pacientëve në pritje.

Dhurues mund të jetë kushdo që dëshiron. Ndërsa janë të shëndetshëm këta persona kryejnë të gjitha analizat dhe banka e organeve i pajis me kartën e dhuruesit. Ndërkohë që humbin jetën, për dhurimin e organeve vendosin famljarët.

Korrikun e vitit të shkuar parlamenti miratoi ligjin e ri për transplantin e indeve, qelizave dhe organeve. Ndërsa pak ditë më parë Këshilli i Ministrave përcaktoi kriteret për hapjen dhe mbylljen e bankave, që do të merren me këtë proces. Deri tani në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është realizuar vetëm transplanti i veshkës, vetëm dy të tillë, për të cilët dhurues kanë qenë familjarët. Ndërkohë që në listë-pritje vetëm për transplantim veshke janë rreth 170 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›