E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohetautori i vrasjessë biznesmenit

ELBASAN- Policia e Elbasanit arreston të dyshuarin si autor i vrasjes së biznesmenit Sajmir Binjaku më 14 qershor 2010. Haxhialdo Kashari përfundoi në prangat e forcave blu në kuadër të një operacioni arrestimi që policia e Elbasanit ndërmori sot paradite në lagjen “Partizani”.

Në operacioni u përfshinë rreth 100 forca të policisë të cilat kryenë kontrolle në banesat dhe në zonën përreth. Sajmir Binjaku u ekzekzutua me armë mbrëmjen e 14 qershorit pranë kryqëzimit të Cërrikut në Elbasan, në afërsi të holetit “Aleksandria”, që kishte në pronësi.

Sipas policisë, viktima njihej si person me precedentë penale ndërsa vite më parë edhe vëllai i tij ka mbetur i vdekur në një sulm me armë. Atëherë u tha se dyshohej se krimi të kishte ndodhur pas një grindje të castit mes pronarit të hotelit “Aleksandria”dhe autorit , që sipas policisë nuk ka qenë i vetëm.

Operacioni i ndërmarrë sot paradite vazhdon dhe policia është në kërkim të një personi të dytë, i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›