Kukës, 2 muaj paBleonën e vogëlAnkthi vazhdon
KUKES- Kanë kaluar thuajse 2 muaj nga zhdukja e 6-vjecares Bleona Mata dhe trishtimi e ankthi për mungesën e saj vazhdon të krijojë atmosferë të rëndë në shtëpinë e familjes Mata në Zapod të Kukësit. Askush nuk mundet dot të japë një pistë të saktë të mënyrës se si u zhduk vogëlushja, ndërsa dyshimet përqëndrohen tek dëshmitë e vajzave që e shoqëronin.
Tronditja më e fortë duket se rëndon mbi nënën e Bleonës, Bukurien, e cila mbyllet për orë të tëra në dhomë, duke përqafuar rrobat e vajzës së saj. Me dhembjen e nënës ajo thotë se është gati të sakrifikojë dhe jetën, vetëm të shohë për herë të fundit vajzën.
Bleona u zhduk pasditen e 22 majit 2010 teksa kulloste bagëtine, bashke me hallën dhe 4 vajza të tjera të rritura.
Policia dhe autoritetet e drejtësisë gjatë kësaj kohe kanë marrë në pyetje dhe kanë shoqëruar 40 persona të cilët kanë dhënë dëshmitë, por deri tani asnjë gjurmë për vendndodhjen e 6-vjecares.
(NEWS24/BalkanWeb)