E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 3 trafikantëveshfrytëzonin 3 femrado i shisnin në Kosovë

TIRANE-Zyra e hetimit të trafiqeve në kryeqytet me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda prangosi sot 3 vetë dhe shpalli në kërkim një tjetër, të dyshuar për "përdhunimin" e një të miture dhe dy vajza të tjera, që më pas do shiteshin në Kosovë për prostitucion.

Ka qënë një operacion i koduar me emrin “Premtimi” gjatë të cilit u arrestuan për veprën penale të trafikimit të femrave, shtetasit, “Zlyftar Tare, 26 vjec, banues në Tiranë, Ilir Saraci, 26 vjec, banues në Tiranë, dhe Agron Sinani, 25 vjec, banues në Kukës, i denuar me pare per vepren penale “Dezertim nga sherbimi ushtarak, denuar me 6- muaj burg”.

Ndërkohë në kërkim u shpallën shtetasit Kudusi Hoka, 25 vjec. Policia bën të ditur se këta shtetas dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjerin prej kohësh kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Trafikimit të femrave”.

Falë një hetimi intesiv të ushtruar në ngarkim të tyre, ka rezultuar se shtetasi Zylyftar Tare, strehonte në banesën e tij të ndodhur në Linz në Tiranë, tre shtetase, vajza respektivisht të moshave 15, 18 dhe 19 vjec.
Ndërsa trasportimin e tyre nga Shqipëria drejt Kosovës e ushtronin në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasit Ilir Saraci, Agron Sinani dhe Kudusi Hoka, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të tyre, në Kosovë.
Këto ditë të katër shtetasit po përgatisnin terrenin duke siguruar trasportimin e tre shtetasve në Kosovë, duke kaluar Pikën e Kalimit Kufitar.

Pas kryerjes se veprimeve hetimore dhe proceduriale, materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar, i kaluan Prokurisë për Krime të Rënda.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›