TIRANE / Agim Xhambazi u arrestua në Allias, pas arratisë Iu arratis BRISKU-t, arrestohet trafikanti i 5 fëmijëve në Greqi
Për arratisjen e Agim Xhambazit nga banesa më 6 mars të këtij viti, Gjykata e Tiranës, më datë 27 mars 2010, në ngarkim të tij ka lëshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për konsumim të veprës penale të “largimit të burgosurve nga vendi i qëndrimit”. Pritet që në muajt në vazhdim çështja në ngarkim të tij të dërgohet për gjykim, duke bërë të mundur shtimin e dënimit që ka marrë nga Krimet e Rënda.
TIRANE - Prangoset Agim Xhambazi, i dënuari me 15- vjet burg nga Krimet e Rënda për trafikimin në Greqi të bashkëshortes dhe 5 fëmijëve të tij në vitin 2001. Në fakt, arrestimi i djeshëm është i dyti për 48- vjeçarin me origjinë nga Korça, i cili në mars të këtij viti u iku nga arresti i shtëpisë agjentëve specialë të BRISKU-t, që e ruanin në banesën e tij në zbatim të një vendimi gjykate. Policia e kryeqytetit pohoi dje se efektivët e komisariatit numër katër pas një hetimi disamujor e vunë në pranga Xhambazin, i cili qëndronte i fshehur te disa të afërm të tij në Allias, jo shumë larg banesës së vet, praj nga u arratis më 6 mars të këtij viti. Xhambazi, i datëlindjes 1962, u prangos në Greqi në fillim të vitit 2007, ndërsa u ekstradua nga shteti helen më 10 prill 2008. Prokuroria Shqiptare për Krime të Rënda kishte lëshuar për të urdhër-arrestin duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Po kështu, në bazë të kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur në ngarkim të Agim Xhambazit masës e sigurisë “burg pa afat” më 11 mars 2008. Akuzat e ngritura ndaj tij janë “trafik i qenieve njerëzore” dhe “trafik i të miturve” me qëllimin për t’i shfrytëzuar si lypsa. Sipas prokurorisë, këtë akuzë Xhambazi e kishte konsumuar në vitin 2001 kur kishte dërguar në Greqi bashkëshorten Lindita Xhambazi dhe 5 fëmijët e tyre, të cilët për 7- vjet me radhë nën presionin dhe dhunën e ushtruar nga kryefamiljari ishin detyruar të lypnin rrugëve të Athinës. Të gjitha të ardhurat e përfituara përfundonin në xhepin e të atit, i cili konvertonte në pije alkoolike dhe më pas dehej. Pas ekstradimit të tij në Shqipëri, Krimet e Rënda nisën gjykimin e dosjes, por për rreth dy vjet nuk u arrit të përfundohej procesi. E llogaritur së bashku me kohën e kaluar në paraburgimin grek, në pritje të ekstradimit, Xhambazi kishte kaluar më tepër se 3 vjet në qeli. Për pasojë, skaduan afatet e paraburgimit duke detyruar kolegjin penal pesëanëtarësh të pranonte kërkesën e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij për zbutje të masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Me vendim të gjykatës ai u dërgua në banesën e tij në Allias, ku ruhej nga efektivë të repartit special të policisë BRISKU. Duke përfituar nga humbja e vigjilencës të policëve rojë, Xhambazi arriti t’ia mbathte nga dritarja e banesës, ndërkohë që policia pohoi zyrtarisht se u pezulluan nga puna dy efektivët. Tashmë, pas arrestimit ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin me 15 vjet, që mori pak kohë më parë. fa.ma.