E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, brenda muajit nis ndërtimi i spitalit kirurgjik

Brenda këtij muaji do të nisin punimet për ndërtimin e spitalit kirurgjik për gjithë rajonin e Elbasanit me standarde bashkëkohore. Objekti do të ndërtohet në godinën e vjetër të kirurgjisë si një investim i ri me financim të qeverisë shqiptare, e cila ka dhënë fondin prej 2.4 milion euro. Drejtori i qendrës spitalore "Xhaferr Kongoli", Arben Paralloi tha, se ky projekt synon rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Punimet për ndërtimin e spitalit që do të nisin në Qershor dhe sipas Paralloit, ai do të mbulojë të gjitha nevojat emergjente që nga zonat e thella të Gramshit, deri në Librazhd. Spitali do të jetë i parametrave bashkëkohorë si në drejtim të infrastrukturës ashtu edhe në drejtim të parametrave teknikë dhe do të ketë 128 shtretër. Punimet do të përfundojnë në vitin 2011. Që prej 8 vitesh personeli i spitalit aktual i dalë jashtë përdorimit, është zhvendosur në godinën e spitalit Obstetrik-Gjinekologjik në Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›