Berisha- delegacioni KE: 20 deputetë do të vëzhgojnë zgjedhjet
Anëtarët e KE, të cilët ndodhen në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet e 28 qershorit, kanë informuar kryeministrin Berisha për dërgimin në vendin tonë të 20 deputetëve me përvojë në fushën e monitorimit të zgjedhjeve. Anëtarët e komisionit, të kryesuar nga parlamentarja holandeze Corien Jonker, në takimin e tyre me kreun e qeverisë shqiptare informuan për vendimin e Asamblesë Parlamentare për të dërguar në Shqipëri 20 vëzhgues me përvojë në fushën e monitorimit të zgjedhjeve.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha në takimin e zhvilluar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KE, ka konstatuar se përkundër thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë që shtetasit të pajisen me letërnjoftim, opozita ka dhënë pa sukses mesazhe shkurajuese që nuk kanë mundur të cenojnë suksesin e procesit. Në këtë drejtim, ai ka shprehur vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve në afatin e tyre kushtetues. Ndër të tjera, kryeministri shprehu rëndësinë themelore që kanë zgjedhjet e këtij muaji për Shqipërinë në integrimin europian të vendit, ku informoi mbi përpjekjet që po bën qeveria, përkrah administratës zgjedhore, për arritjen e standardeve më të mira në zgjedhjet e 28 qershorit. Po ashtu, kreu i qeverisë në përgjigje të interesit të anëtarëve të delegacionit, i informoi ata në lidhje me arritjet e reformës zgjedhore konsensuale, e cila reformoi rrënjësisht sistemin zgjedhor, rriti besueshmërinë e administratës zgjedhore, adaptoi standardet më të mira të Këshillit të Evropës mbi transparencën e financimit të fushatës zgjedhore, rriti transparencën dhe efikasitetin e procesit të numërimit, etj. Në lidhje me pajisjen e shtetasve me letërnjoftime elektronike, pasi nënvizoi reformën e suksesshme që solli modernizimin e shërbimit të gjendjes civile, kryeministri theksoi punën e shkëlqyer të kryer nga konsorciumi konçensionar që po prodhon dokumentet biometrikë të identitetit, i cili ka vënë në dispozicion të procesit në të gjithë vendin mbi 500 poste aplikimi me kapacitet mëse te mjaftueshëm për përballimin e plotë të kërkesave. Kryeministri informoi se sistemi i aplikimit është shfrytëzuar vetëm me një të tretën e kapacitetit ditor që disponon dhe se qeveria shqiptare ka mundësuar plotësisht për të gjithë shtetasit pa pasaporta që të pajisen me letërnjoftim, kundrejt jo më shumë se 200 lekësh, në rast se aplikojnë para zgjedhjeve parlamentare. Si rrjedhojë, kanë aplikuar rreth 1.250.000 shtetas, prej të cilëve rreth 750.000 i kanë marrë tashmë letërnjoftimet, ndërkohë që ritmi i aplikimeve dhe shpërndarjes së dokumenteve vjen gjithnjë në rritje. Delegacioni i Komisionit Ad Hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i ngarkuar me vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, një ditë më parë ka zhvilluar takim dhe me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli si dhe me kreun e opozitës, Edi Ramën.