INTERVISTA/ Nishani: Pas mbarimit të mandatit si president nuk merrem më me politikë
Presidenti i ri, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë të gjatë për Top Story, ku ka shpjeguar se përse ka ndryshuar mbiemrin. Ai flet për sëmundjen e tij dhe për faktin se pas mbarimit të mandatit, nuk do merret më me politikë. Ai tha se festën e çlirimit do e festojë më 29 nëntor. I pyetur për 21 janarin, Nishani tha se është i papranueshëm sulmi ndaj institucioneve
Zoti President i zgjedhur, kur u futët në këtë studio u përballët me shumë entuziasëm nga publiku. Pavarësisht debateve në momentin e zgjedhjes dhe paszgjedhjes suaj, tek njerëzit keni përcjellë një pritshmëri pozitive. Pas dhjetë ditësh, çmund të thoni për gjendjen tuaj emocionale për detyrën?
Askush nuk mund të pretendojë që nuk pati emocione, pas arritjes së vlerësimit më të madh që mund ti bëhet një njeriu në jetën e tij. Ky është momenti i parë, por pastaj është momenti i përgjegjësisë. Jam surprizuar nga mbështetja që kam patur, por kjo rrit nivelin e përgjeshmërisë, sepse përtej dashamirësisë, është pritshmëria e madhe e qytetarëve dhe aktorëve të jetës publike ndaj meje.
Gjatë këtij procesi të zgjatur, kandidatët kaluan në një sitë të imët të opinionit publik, duke nisur nga pamja, e kaluara e largët dhe e afërt. Kësaj nuk i keni shpëtuar as ju dhe ka patur shumë spekulime në lidhje me historikun e sëmundjes suaj.
Presidenti Nishani Është krejt e kuptueshme që të ketë një interes të tillë kur bëhet fjalë për Presidentin e Republikës, nga opionini, qytetarët dhe aktorët e ndryshëm të shoqërisë. Unë besoj se ka qenë një histori krejt njerëzore, që mund ti ndodhë kujto, që unë kam pasur një difekt nga lindja të enve të gjakut, ndonëse nuk kisha pasur shqetësime më parë, por një ditë dha shenjën e saj. Fatmirësisht, një njeri i shquar në fushën e mjekësisë, në ato ditët e para më tha një fjalë të mençur, që njeriu është me fat kur sëmundja i jep shenjë. Unë pata disa shenja, që u konsultova me mjekët, kreva rezonancën manjetike dhe profesor Petrela, në mënyrë profesionale identifikoi saktësisht problemin tim. Natyrisht, për shkak të vendit shumë delikat të kësaj pjese të trupit, truri, bllokimi i vazove të enëve të gjakut sillte një potencial rreziku për të ardhmen dhe pas disa konsultash me një grup neokirurgësh, më dhanë dy alternatvia, mund ta lija dhe të përballesha me një rrezik që do të shtohej me kalimin e viteve, por më rekomanduan ta hiqja sa isha i ri dhe mund të përballoja operacionin, ndonëse ndërhyrja ishte delikate. Edhe sot se kuptoj një qetësi dhe forcë e brendshme nga më lindi dhe vendosa të ndërhyja.
Megjithatë, momenti i zbulimit të sëmundjes duhet të ketë qenë traumatik për ju, ashtu siç do të kishte qenë për çdo njeri.
Momenti i parë i zbulimit ishte pak tronditës nga pikëpamja njerëzore, por duke qenë se diagnoza ishte një ndër diagnozat më shpesh të ndeshura në këtë organ, unë vendosa ta kryeja ndërhyrjen. Kam vendosur gjithmonë në jetën time duke parë perspektivën, ndaj vendosa ta kryej ndërhyrjen, e cila ishte krejt normale. Operacioni u krye në Finlandë, pasi atje ishte një profesor i specializuar për këto ndërhyrje dhe natyrisht pata një paralajmërim që do të kisha një paralizim dhe mpirje të pjesshme të këmbës dhe krahut të majtë, diçka që do të rikuperohet vit pas viti. Fatmirësisht, operacioni shkoi mirë dhe isha në gjendje ti rikthehesha detyrës sime si ministër i Brendshëm brenda tre javësh.
Sa ka ndryshuar jeta juaj pas operacionit?
Më ka ndihmuar në dy gjëra që i kisha neglizhuar më parë. Në radhë të pare, në ushtrimin e fiskulturës dhe sportit, pasi tashmë merrem çdo ditë me not. Së dyti, më ka ndihmuar që të jem shumë më korrekt në jetën time të përditshme, për tI dhënë më shumë rëndësi pushimit, punës dhe rehabilitimit, duke ndjekur orare strikte.
Pas operacionit, a ndryshoi diçka në punën tuaj?
Ishte një periudhë e ngarkuar, u riktheva në periudhën e zgjedhjeve të 2009-s. Detyra e ministrit kërkonte edhe më shumë përgjegjësi në atë moment, duke nisur nga regjistri elektronik i shtetasve, më pas procesi i nisur dhe i realizuar me sukses i kartave dhe pasaportave biometrike, që kërkonin impenjim shumë të madh. ishte një angazhim i parë i shtetit në këto drejtime dhe më pas, me zjedhjet e 2009-s, ku roli i Ministrisë u vlerësua nga të gjithë aktorët kombëtare dhe ndërkombëtarë. Më pas kalova në Ministrinë e Drejtësisë, ku mora një përvojë e rëndësishme dhe të bukur, me sfida të ndryshme, të lidhura me procesin e të drejtës së qytetarit, sfida që mund të jenë shumë të vyera në detyrën time si kreu i shtetit.
Në shtyp ka patur shumë përfolje në lidhje me pasjen e një presidenti me kufizime fizike, duke pasur parasysh edhe rolin e kreut të shtetit, që na përfaqëson të gjithëve. Megjithatë, është përfolur shumë që ditën e zgjedhjes suaj si president, ka patur komunikim me mesazhe mes Arvizus dhe liderit të mazhorancës e më pas ka pasur edhe një tjetër mesazh, që ju jepte mbështetje para se të zgjidheshit.
Në fakt, unë do të desha të shtoj se në aspektin e asaj që kuptohet me kufizim fizik, unë skam pasur asnjë të tillë në ushtrimin e detyrës. Kam një ngadalësim në lëvizje, por besoj se është e rëndësishme të thuhet që në një vend normal demokratik, është e drejta e opinionit të mësojë se cila është gjendja shëndetësore e kreut të shtetit, në mënyrë që vendimet e tij të jenë të përgjegjshme dhe të marra në një gjendje të kthjellët mendore. Për këtë arsye, rikonfirmoj se nuk kam asnjë pengesë fizike, që të kompromentojë ushtrimin e detyrës si president. Përsa i takon mesazheve, natyrisht që ato mbeten pjesë e komunikimit individual, por gjithsesi nuk besoj se ka ndonjë sekret të madh. E vërteta është që pasi zyrtarisht nga kreu i grupit parlamentar të PD, Zoti Patozi, u bë e ditur tërheqja e ish-kandidatit Artan Hoxha dhe kandidatura e maxhorancës do të isha unë, pati një fluks apo tentativa për të treguar se po vjen një njeri me probleme të rënda shëndetësore, që nuk dihet se do të mbajë postin. Nuk i kam identifikuar dhe skam pasur asnjë interes të zbuloj se nga vinin këto spekulime, por ato besoj se iu drejtuan deputetëve për të dekurajuar votën e tyre dhe iu adresuan edhe trupit diplomatic. Ambasadori Arvizu, si përfaqësues i një vendi aleat dhe partner me Shqipërinë, i SHBA-së, u përfshi në një bisedë të shkurtër dhe mora prej tij një mesazh tepër njerëzor që më ofronte fat të mbarë. Një Good Luck i zakonshëm dhe tejet njerëzor.
Zoti President, ju morët 73 vota, por a ishte e gjithë PD pas kandidimit tuaj?
Jo vetëm që ka qenë mbështetje, por mua më ka bërë një përshtypje njerëzore entuziazmi kur u kalua në votën e 71. Pashë në sallë nga kolegët e mi deputetë një reagim përtej atij zyrtar dhe miqësor, por për herë të parë sot me ju, në mënyrë instiktive, ndaj se u përpoqa të shoh deputetët e o