E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dezerton ushtrinë, 6 muaj burg

Ka kryer gjysmën e kohës së shërbimit ushtarak dhe është larguar duke e braktisur atë . Kështu ka vepruar një 25- vjeçar nga Elbasani, i mobilizuar për kryerjen e shërbimit ushtarak në Tiranë. Për këtë shkak gjykata e faktit në kryeqytet, do të dënonte në mungesë një 25- vjeçar nga Elbasani me gjashtë muaj heqje lirie, pas kallëzimit të bërë nga komanda e repartit ushtarak. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, dje në mesditë është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e 25- vjeçarit Klevis Xibraku nga fshati Klos, rreth 35 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Mësohet se Klosi i ishte shmangur shërbimit të detyrueshëm ushtarak, gjashtë muaj pas mobilizimit. I shpallur person në kërkim nga ana e policisë së Elbasanit, kjo e fundit ka ekzekutuar në të njëjtën kohë vendimin e gjykatës së Tiranës, që i privonte Xibrakut gjashtë muaj heqje lirie. Xibraku  është shoqëruar për vuajtjen e dënimit nga policia e Elbasanit, që dje ka nisur privimin e lirisë me burg, prej nga i mbeten edhe gjashtë muaj të tjerë për përfundimin e shërbimit  ushtarak të detyruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›