Një replikë me Mustafa Nanon për dosjet e Sigurimit të Shtetit, SHIK-ut të Gazededes, Klosit, Shaqirit, e disa gjëra të tjera
Nga Kastriot MYFTARAJ
Ajo që më shty të replikoj këtë herë me Mustafa Nanon ishte para së gjithash një paragraf në shkrimin e tij me titull Ballinjtë e Shqipërisë dhe Shqipëria e Ballinjve (gazeta Shqip, 17 prill 2009, f.9). Paragrafi është si më poshtë:
Doni tjetër? Fahri Balliu ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit (më kujtohet që Dhori Sollaku i përmendte pseudonimin ushtari në një debat televiziv, por Fahriu as nuk skuqej e as nuk zverdhej, a thua se po flitej për tjetër njeri), e megjithatë ai e ngre zërin më shumë se të gjithë të tjerët kundër spiunëve të Sigurimit të Shtetit. (gazeta Shqip, 17 prill 2009, f.9)
Kjo që thotë Mustafa Nano ka ndodhur në emisionin Shqip të Rudina Xhungës, në Top Channel, në vjeshtën e vitit 2005, pak kohë pas ardhjes së Berishës në pushtet, kur ky i fundit kishte filluar të kritikonte fort Prokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe Sollaku. Fahri Balliu ishte në emision si biçim përfaqësuesi i pikëpamjes së medias pranë mazhorancës. Ajo që të bën përshtypje në këtë episod që evokon Mustafa Nano është se Nano si atëherë dhe tash, nuk shqetësohet fare për aspektin tjetër jo më skandaloz, por monstruoz të shpërdorimit të pushtetit dhe dhunimit të institucioneve, që shfaqet në këtë episod. E kam fjalën për atë që Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, ditën për diell, si të thuash, se më saktë duhet thënë natën nën dritën e projektorëve para kamerave, bëri një gjest flagrant abuzimi me pushtetin për t i bërë shantazh një njeriu të medias. Sigurisht që Theodhori Sollaku e kishte mësuar pseudonimin e Fahri Balliut në Sigurimin e Shtetit, duke shfrytëzuar detyrën e tij si Prokuror i Përgjithshëm.
Deri më atëherë pseudonimi i Fahri Balliut nuk kishte dalë në media dhe Theodhori Sollaku nuk kishte nga ta dinte përveçse nëse e kishte mësuar nga burime të tjera, duke shpërdoruar detyrën. Madje dhe sikur të kishte dalë në media pseudonimi, përsëri Prokurori i Përgjithshëm nuk mund ta përdorte, për shkak të detyrës së tij, se imagjinoni se në ç pozitë do të gjendej nesër një prokuror- vartës i Sollakut (Prokuroria është organ i centralizuar) në rast se Balliu do të bënte një kallëzim në prokurori për median që kishte nxjerrë pseudonimin, kur kjo media do të mbrohej duke paraqitur si provë videoregjistrimin me deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm. Dhe ç është më e keqja, Sollaku, të dhënat që kishte siguruar në mënyrë të kundërligjshme, duke shpërdoruar detyrën, tani po i përdorte për të mbrojtur postin e tij, duke bërë shantazh. Deklaratën e Sollakut në Top Channel mund ta përdorësh siç e përdorin paleontologët atë kockën e putrës së dinozaurit, të cilën pasi e gjejnë e përdorin për të skicuar përmasat e skeletit të kafshës gjigande. Pra, sa gjeste të ngjashme ka bërë Sollaku për të mbrojtur postin e vet, duke përdorur në mënyrë të kundërligjshme të dhënat që siguronte nga posti që mbante? Sollaku në atë emision na u shfaq si ai personazhi i filmit Oktapodi, Espinoza, i cili koleksiononte sekretet e pista të njerëzve të tjerë dhe i përdorte ato për të bërë shantazh.
Mustafa Nano ka pasur të drejtë kur mbronte Sollakun dhe kritikonte Berishën se donte ta shtinte në dorë Prokurorinë e Përgjithshme, por Mustafa Nano ishte i njëanshëm kur nuk kritikonte Sollakun se përdorte postin e tij të lartë si Espinoza. Në atë emision Sollaku shfaqi të gjitha simptomat e narcisizmit për të cilin shkruante Andrea Stefani para pak ditësh, duke bërë debat me Mustafa Nanon po në gazetën Shqip. Sollaku u shfaq narcisist për shkak të atyre që dinte dhe mund t i përdorte për shantazh, për të mbrojtur postin e vet. Ky i Sollakut madje mund të quhet narcisizëm totalitar, siç i pëlqen Stefanit të shprehet, për shkak se atëherë sipas Kushtetutës mandate i Sollakut nuk kishte limit dhe ai mund të rrinte në detyrë përjetësisht si Aranit Çela, mandati i të cilit u ndërpre vetëm nga rënia e diktaturës komuniste në vend.
Paragrafi tjetër në shkrimin e Mustafa Nanos që më ka shtyrë të shkruaj është ky:
Po, ka dhe tjetër. Fahri Balliu ka punuar me SHIK-un e Gazidedes (e përjashtuan nga diplomacia si komunist, dhe Fahriu rihyri si agjent i Gazidedes), dhe është po ky kodosh, që tok me nja dy të tjerë si vetja e vet, kanë tentuar tu mbushin mendjen njerëzve (për të më denigruar, kuptohet) se Mustafa Nano ka qenë agjent i Gazidedes - ku? Shih pa shih! -mu atje ku ka shërbyer vetë Fahriu, në diplomaci (Hë, më thoni, nuk kemi të bëjmë me një racë të shpifur njerëzish?). (gazeta Shqip, 17 prill 2009, f.9)
Fahri Balliun nuk e kanë përjashtuar nga diplomacia si komunist por për diçka tjetër të cilën Mustafa Nano e di mirë se në atë kohë punonte në Ministrinë e Jashtme. Sa për akuzën që i bëhet Mustafa Nanos se ka punuar për SHIK-un e Gazidedes kur ishte diplomat në Kroaci, më habit dhe më bën kureshtar fakti se indinjohet kaq shumë. A nuk ka qenë vetë Mustafa Nano, i cili që pas zgjedhjeve të vitit 1997 kur filloi të shkruajë tek Shekulli, për 12 vjet nuk ka reshtur së thëni se në shtetin e mujsharit (term i Muçit) Berisha të viteve 1992-1995 gjithë pushtetet dhe institucionet qenë bashkuar në një dorë dhe përdoreshin prej mujsharit duke u përzier dhe mbivendosur. Kështu që duket e natyrshme që Muçin kur e çuan diplomat në Kroaci, ta thërriste më parë Gazidede dhe ta ngarkonte me detyra. Kuptohet se atë që nuk bindej Gazidede do ta dëbonte. Tash, ose gjërat kanë funksionuar kështu në regjimin e mujsharit, ose Muçi e ka gëlltitur atë lugën e çorbës së prishur në kuzhinën e Gazidedes. Pra, po të perifrazoj atë shprehjen italiane (O manghi questa minestra, o salti dalla finestra), ose Muçi ta hajë çorbën që ka gatuar vetë në shkrimet e tij 12 vjet, ose t i hedhë në koshin e plehrave të publicistikës shqiptare shkrimet e tij.
Gjëja më ironike është se për Mustafa Nanon është një gjë shumë më e rëndë të vihej në shërbim të SHIK-ut të Gazidedes për misione politike, se ç do të ishte për Fahri Balliun. Se derisa Fahrit Gazidede mund t i bënte shantazh si Sollaku, Mustafa Nanos nuk mund t i bënte se ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kështu që ishte në pozitë shumë më të mirë për të refuzuar nëse donte. Se Mustafa Nano nuk ishte një i marrë peng, i lidhur nga dosja, që kalonte dorë më dorë, nga Sigurimi i Shtetit tek SHIK, siç i shesin pengjet ata piratët e Somalisë apo narkoguerrilët e Amerikës Latine, tek banditë të tjerë të specializuar në këtë biznes.
Pastaj Mustafa Nano është i njëanshëm kur kritika e tij për shërbimin inteligjent ndalet tek SHIK-u i Gazidedes. SHIK-u i Fatos Klosit ka qenë shumë i keq. Kur në krye të SHIK erdhi Fatos Klosi, shërbimi u mbush plot me ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit, madje për rreth një vit nuk bënë as organika, por thjesht u rikthyen në punë të gjithë ata që qenë larguar, shpesh duke dubluar njëri-tjetrin, ndërsa pagesa u bëhej në mënyrë abuzive, duke shfrytëzuar konfidencialitetin e veprimeve të shërbimit. A mund të besohet se SHIK-i i mbushur me ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit u bë një shërbim që nuk bënte represion politik, por po afrohej drejt standardeve perëndimore? A e harroi Mustafa Nano Fatos Klosin që para zgjedhjeve vendore të vitit 2000 hyri në selinë e PS me një dosje të kuqe në dorë, gjë që është fiksuar nga kamerat televizive?
Mustafa Nano kishte të drejtë ta kritikonte Berishën, kur ky u rikthye në pushtet në 2005, se donte të shtinte në dorë SHIK (me ligj duhet thënë SHIK dhe jo SHISH), por Muçi ishte i njëanshëm kur nënkuptonte se SHIK me në krye Bahri Shaqirin që është dhe sot, ishte i pavarur nga politika. Se Bahri Shaqiri, kur erdhi në krye të SHIK, në 2004, ishte shef i kabinetit të kreut paraardhës të SHIK, Kujtim Hysenaj që vdiq ndërsa mbante këtë post. Bahri Shaqirin e solli në SHIK Kujtim Hysenaj. Bahri Shaqiri ishte punonjës në agjencinë ajrore në pronësi të Kujtim Hysenajt dhe ky e mori me vete në SHIK si shef kabineti. Nga ana e tij, Kujtim Hysenaj kur erdhi në krye të SHIK, në 2002, ishte këshilltar diplomatik i kryeministrit Nano. Kujtim Hysenaj kishte qenë oficer i Sigurimit të Shtetit dhe kishte mbajtur detyrën e rezidentit të Si