Elbasan, digjet automjeti i pedagogut Gjergji Shqau

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit. Mësohet se makina me targa EL 1280 C, e cila ka marrë flakë është makina personale e Gjergji Shqaut, pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. Ndërkohë forcat zjarrëfikëse kanë arritur të shuajnë flakët, ndërsa automjeti është djegur terësisht. Ndërkaq edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Po sipas policise, dyshimet e para lënë të hapur pistën se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës.