E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sherr mes të rinjsh, policia parandalon një krim të mundshëm

Policia e kryeqytetit ka mundur të parandalojë një krim, që ndoshta mund të përfundonte në mënyrë tragjike. Ngjarja është shënuar në zonën e “Stacionit të Trenit” në Tiranë, ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një konflikt të ashpër.Uniformat blu kanë vënë në pranga dy prej tyre, konkretisht shtetasit Adrian Mzhika, 20 vjec lindur në Mat dhe banues në Kamëz dhe Edvin Brahimaj, 21 vjec, lindur në Mallakastër, banues në Kamëz. Dy të arrestuarit janë pala që janë konfliktuar me tre vëllezërit Besim, Andi dhe Renato Leti. Ndërkohë pas një kontrolli të ushtruar, 20 vjecarit Mzhika i është sekuestruar një pistoletë e tipit TT model 54, të cilën e dispononte gjatë sherrit me të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›