E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë shokun “ Ditën e Verës”, arrest me burg për 4 të rinjtë

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 djemtë të cilët akuzohen se i kanë marrë jetën 23 vjeçarit Oligert Kreka.

Emiljano Nazifi 25 vjeç, Aldo Nazifi 22 vjeç, Ismir Zeneli 22 vjeç dhe Ilir Ravolli do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve për goditjen me sende të forta në kokë e në trup ndaj viktimës Oligert Kreka dhe të lënduarit tjetër Saimir Yzeiri.

Mësohet se Oligerti së bashku me Saimirin kishin shkuar mysafir te një shok i tyre në fshatin Barç të Korçës për Ditën e Verës, por duket se vizita nuk shkoi mirë për 23 vjeçarin Kreka, i cili u rrah nga i zoti i shtëpisë dhe miqtë e tij.

Sipas policisë katër autorët kanë qenë në gjendje të dehur, ku pas një debati kanë goditur me sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të dëmtuarit, Oligert Krekën dhe Saimir Yzeirin.
Pas rreth 24 orë beteje me plagët e marra në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Kreka nuk ka mundur dot tu rezistojë plagëve dhe gjeti vdekjen, ndërsa Yzeiri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›