Kuci: EULEX të forcojë prezencën në veri
PRISHTINE- Zv.kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi priti të premten një delegacion të Këshillit të BE, që kryesohej nga Jonas Jonsson, shef i Zyrës së sekretariatit të përgjithshëm të këtij këshilli, me të cilin ndër të tjera ka biseduar për Strategjinë gjithëpërfshirëse për veriun dhe roli i Bashkimit Evropian në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie.
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se kjo strategji synon që të integrojë këtë pjesë të Kosovës, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme demokratike për vënien e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Në këtë drejtim, theksoi Kuçi, përkrahja që Bashkimit Evropian mund t’i jepte implementimit të kësaj strategjie, nëpërmjet EULEX-it, është esenciale në krijimin e besimit tek të gjithë qytetarët Kosovës.
Strategjia gjithëpërfshirëse për veriun, sipas Kuçit, nuk nënkupton asgjë më shumë se strategji për demokratizimin e vendit, forcimin e rendit dhe ligjit në çdo pjesë të territorit të Kosovës, përfshirë këtu edhe veriun e vendit. “Prandaj, ne kemi nevojë që Bashkimi Evropian të ndikojë tek Serbia për qasjen e saj konstruktive ndaj Kosovës”, tha Kuçi.
Nga ana e tij, Jonsson theksoi se për shkak të mungesës së plotë të unitetit të Brukselit zyrtar, Bashkimi Evropian nuk mund të jap qëndrim të saktë lidhur me këtë strategji.
(e.n/BalkanWeb)