Josipovic gati të kthejë faqen e historisë, i shtrin dorën Serbisë
BRUKSEL- Rreth 15 vjet pas përfundimit të luftës për pavarësinë e Kroacisë, presidenti i sapozgjedhur i vendit Ivo Josipoviç i shtrin dorën Serbisë, me të cilin është gati të kthejë faqen e historisë së marrëdhënieve me disa kushte në një kohë kur dy vendet kanë të njëjtin objektiv, anëtarësimin në Bashkimit Evropian.
"Duhet të përmirësojmë marrëdhëniet, ky është një nga objektivët më të rëndësishëm të programit tim presidencial", shpjegoi ai në një intervistë dhënë AFP-së me rastin e vizitës që ai përfundoi sot në Bruksel, selia e institucioneve të BE-së.
Politikanët e Kroacisë dhe Serbisë duhet të bashkëpunojnë shumë dhe aktivisht në favor të pajtimit, sepse brezi aktual nuk duhet të zgjidhë problemet e lëna nga brezi i mëparshëm, duhet të zgjidhen problemet njëherë e mirë", theksoi Josipoviç.
Josipovic është njëri nga autorët e ankesës për gjenocid e paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, CIJ, përpara rreth 10 vjetësh nga vendi i tij kundër Serbisë.
Në përgjigje të kësaj ankese, edhe Serbia paraqiti më 4 janar një ankesë kundër Zagrebit për gjenocid të kryer, sipas saj, kundër serbëve.
Shpallja e pavarësisë së Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991 u pasua nga një luftë mes Zagrebit dhe serbëve të mbështetur nga regjimi i asaj kohe në pushtet në Beograd.
Josipoviç nuk përjashtoi mundësinë e tërheqjes nga të dy vendet të ankesave përkatëse. "Kjo do të varet nga përpjekjet për zgjidhjen e të gjitha problemeve lidhur me luftën, fatin e personave të zhdukur, pronat e konfiskuara, kriminelët e luftës", deklaroi ai.
(e.n/ata/BalkanWeb)