PD: Drejtësia po mbron banditët e bllokut

Sipas deputetit, Fatos Hoxha, “drejtësia po mbron banditët e bllokut”. “
Lënia e lirë e Besnik Dabullës është një karshillëk që i bëhet ligjit’, tha Hoxha. Sipas tij, "emri i Besnik Dabullës nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai është pjesëtar i organizatës ‘Hakmarrje për Drejtësi".
“Lënia e lirë e Besnik Dabullës është një fyerje që i bëhet opinionit publik, pasi çdokush që do të ishte arrestuar me armë pa leje do të ishte dënuar sipas ligjit”, shtoi deputeti demokrat, duke nënvizuar se “ka ardhur koha që institucionet të reagojnë edhe ndaj krimeve të bllokmenëve të rinj”.
Disa ditë më parë, djali i deputetes Dade, plagosi me armë Edrin Lufi, nip i ish-kryeministrit komunist, Adil Çarçani. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-09 15:24
[