Elbasan, djali përdhunon nënën 60 vjeçe
Djali përdhunon nënën. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kosovë të Komunës Fierzë, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale bëhet e ditur se rreth orës 18:30 të së mërkurës është bërë arrestimi në flagrancë i 38-vjeçarit Tonin Pepa, lindur e banues në fshatin Kosovë. Sipas të njëjtit burim zyrtar, arrestimi i tij u bë pasi Pepa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me nënën e tij, 60-vjeçaren R.Pepa. Ndërkaq të njëjtat burime pohojnë se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e Tonin Pepës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë pistoletë e tipit “Beretë”. Po punohet për dokumentimin e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona në gjini ose kujdestari” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Ndërkohë, policia nuk ka saktësuar se kush e ka bërë denoncimin për këtë akt të turpshëm të kryer mbi nënën e tij.
#