E Diel, 1 Nëntor 2026

Strukturë e re policore antikrim në qytet

Sarandë

Një mbështetje e re me mjete dhe efektiva i është dhënë kohët e fundit nga Komisariati i Sarandës, mbulimit me shërbim policor të specializuar të të gjithë territorit të qytetit. Atyre u është shtuar një strukturë e re e policisë së rendit, në objektin e së cilës përfshihet një gamë e gjerë veprimesh. Objekt i veprimit të tyre janë si elementët që prishin apo cenojnë rendin e qetësinë publike, ashtu edhe ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas shefit të Komisariatit të Policisë së Rendit, Besim Palamani, ligji i jep kësaj strukture kompetenca të plota edhe për vendosjen e masave administrative ndaj këtyre kundërvajtësve. Ai tha se me këtë riorganizim, sigurohet një mbulim edhe më i mirë e më i plotë me shërbim policor në të gjitha zonat e banimit në qytetin e Sarandës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›