E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, ekzekutohet me armë ish-i burgosuri për vrasje

Një person është ekzekutuar me armë mesditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.

Hyqmet Pisha është qëlluar për vdekje me armë nga një person ende i paidentifikuar pranë një lokali përballë zyrave të gjendjes civile në Elbasan ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrje pasi viktima sapo ishte liruar nga burgu për vrasje.

Menjëherë e plagosura Lindita Calladej është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia ka gjetur në vendngjarje 7 gëzhoja ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›