LAJTHITJET/ Berisha: Rama ka kamera që e bëjnë njeriun trefish. Do ndërtojmë hekurudhën për Pekin

Mitingu i PS në Burrel
Mitingjet entuziaste të Partisë Socialiste, sidomos në veriun e vendit, nuk mund të mos linin gjurmë në sistemin mendor të kryeministrit Sali Berisha. Pas mitingjeve të PS në Peshkopi, Bulqizë dhe Burrel, Berisha u deklaroi disa qytetarëve të Tiranës, në një takim në mbrëmje, se Rama ka blerë kamera që trefishojnë njerëzit, ndaj sheshet duken të mbushura.
Tani, ky zotëri, pasi ka humbur çdo betejë me Sali Berishën, nga e para tek e fundit, pasi ka një mungesë totale argumentesh, alternativa e tij është tërësisht e braktisur. Faktikisht, vini re sheshet. Ai ka blerë lente të kamerave, për ta bërë njeriun trefish, tha Berisha.
Ndërkohë pak më herët, kryeministri deklaroi në Elbasan se mandatrin e ardhshëm do bëjë hekurudhën për Pekin.
Ka një problem. Problemi ynë është mungesa e lidhjes me Maqedoninë. Dhe kjo lidhje do të vendoset, ka një ujdi të plotë midis dy qeverive. Vendosja e lidhjes me Maqedoninë dhe më tutje, hekurudhën shqiptare e bën një segment të hekurudhave që shkojnë deri ne Pekin, me tunelin që po ndërton Turqia tani së fundmi për trenat. Kjo i jep rentabilitet shumë të madh. Komisioni Europian vetë është shumë i përqendruar në hekurudhat. Komisioni Europian po bën studimin e hekurudhave të Shqipërisë dhe hekurudha është një rrjet strategjik shumë i rëndësishme në konceptin e zhvillimit Europian dhe ka fonde të mëdha për zhvillimin e tyre. Ndaj dhe ne jemi absolutisht për rivitalizimin e rrjetit hekurudhor, tha Berisha./ep