E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stina koncertore rikthen Roberto Trainin ne violoncel

Stina Koncertore e Orkestres se RTSH-se vazhdon te premten me nje koncert per violoncel. Orkestra e drejtuar nga dirigjenti Ermir Krantja, do te shoqeroje ne Akademine e Arteve, mjeshtrin Roberto Trainini ne violoncel. Ne program jane perfshire kompozime te Robert Schumann, Ravel, si dhe nga kompozitori kosovar, Rafet Rudi. Koncerti eshte fryt i nje bashkepunimi ndermjet Institutit Italian te Kultures ne Tirane dhe Radio- Televizioni Shqiptar per realizimin e kater koncerteve te Stines Koncertore 2012. Trainini ka marre pjese me sukses ne konkurse te ndryshme nderkombetare dhe eshte afirmuar per muzike dhome dhe si solist, me repertorin qe shtrihet nga baroku i pare deri tek muzika bashkekohore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›