E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gati legalizimi i 5000 objekteve pa leje



ELBASAN - Gjatë vitit 2008 Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), arriti të përpunojë dhe të dixhitalizojë 5000 objekte të ndërtimeve informale, kryesisht në qytetin e Elbasanit. Të gjitha këto objekte janë gati për lejen e legalizimit, pasi kanë shlyer të gjitha detyrimet ligjore financiare, tarifën e shërbimit, ndikimin në infrastrukturë dhe pagesën e tokës.
Drejtori i ALUIZNI-t, Ditor Musai, tha se për këtë vit kjo agjenci "do të ketë një tjetër pamje, pasi e gjithë periudha e kaluar që nga hyrja e ligjit në fuqi dhe nisja e funksionimit të ALUIZNI-t ka qenë edhe një përvojë e re, tashmë e konsoliduar". "Veç trajtimit që u kemi bërë dosjeve për vitin 2008, ne kemi çuar në Këshillin e Ministrave dhe dosjet për 44 pronarë të qytetit të Elbasanit, në pronat e të cilëve janë bërë ndërtime informale për të bërë kompensimin" - e tyre”, bën të ditur Musai. Në këtë kuadër, drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Ditor Musai, u ka kërkuar qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e objektit të tyre, të paguajnë tarifën e shërbimit dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë, pasi këto janë nyje që duhet të kalohen për të plotësuar procesin. Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë rreth 18 700 ndërtime informale, të cilat presin të legalizohen.

I ftohti shkakton tjetër viktimë, izolon disa fshatra në veri të vendit

Një tjetër person ka gjetur vdekjen për shkak të motit, pas viktimave të shkaktuara në Pukë, Dibër dhe Librazhd. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut të Korçës bëjnë të ditur se një burrë 40-vjeçar në Zëmblak humbi jetën si pasojë e motit të ftohtë, i cili shkaktoi probleme fatale për jetën e tij. Sipas tyre, viktima është shtetasi Artan Tafkaj. I ndjeri u dërgua dje në orën 09:00 të mëngjesit në qendrën spitalore të Korçës, ku mjekët thanë se ai kishte mbërritur klinikisht i vdekur. Nga hetimet e para policia tha se viktima ka gjetur vdekjen nga i ftohti, por shtoi se ai kishte konsumuar dhe një sasi të konsiderueshme pije alkoolike që besohet se ka nxitur ndalimin e zemrës së 40-vjeçarit. Kurse mjekët shtuan se në vdekje ka ndikuar shumë temperatura e ulët e mjedisit që ka stimuluar ndaljen e rrahjeve të zemrës.
Ndërkohë, gjatë gjithë ditës së djeshme, zona të ndryshme të vendit, sidomos në veri dhe verilindje, kanë pasur probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Burimet zyrtare pohojnë se ka pasur probleme në Peshkopi, Dibër, Tropojë, Kukës. Drejtoritë rajonale të rrugëve të këtyre zonave po punojnë për hapjen e akseve rurale dhe mbajtjen nën kontroll të akseve kryesore rrugore ku lëvizja e automjeteve është më e shpeshtë.

Dibër. Në qarkun e Dibrës reshjet e borës dhe ngricat mbajnë të bllokuara ende 10 fshatra. Këtë e bëjnë të ditur burime nga Prefektura e Dibrës. Vështirësi qarkullimi gjatë paradites ka pasur edhe në aksin rrugor Peshkopi-Qafë Buall, ku dëbora e rënë gjatë 24 orëve të fundit ka arritur deri në 20 cm. Aspak pozitive paraqitet situata edhe në komunat e Mirditës. Fshatrat e komunës së Fanit dhe komunës së Orosh kanë mbetur të izoluara nga bora prej katër ditësh. Mësohet se fshatrat Xhuxh, Nënshenjt, Kumbulla e Selitës, Hebe, Domgjon nuk komunikojnë prej ditësh me qytetin e Rrëshenit. Reshjet e borës në këto fshatra arrijnë deri në 1 metër. Aksi rrugor Rrëshen-Lurë mbetet ende i bllokuar nga bora. Situata në Tropojë duket më e normalizuar krahasuar me ditët e kaluara. Kështu akset kryesore rrugore rezultojnë të kalueshme me zinxhirë, por rrugët rurale ende jo. Trashësia e borës që në zonat malore të thella ka arritur rreth 45 cm, ka bërë që shumë fshatra të mbeten të izoluara. Ndërkohë në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit trashësia e borës e shtresëzuar nga akujt ka arritur deri në një metër.
Kukës Në rrethin e Kukësit 4 komuna rezultojnë të bllokuara nga reshjet e borës. Fshatrat Arrëz, Kalish, Grykë, Çaj e Zapod nuk komunikojnë prej ditësh me qytetin për shkak të trashësisë së borës. Ndërkaq 10 fshatra të tjerë të komunave të ndryshme në rrethin e Kukësit rezultojnë të izoluara. Që prej datës 3 janar vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura bore dhe shiu, të cilat kanë krijuar probleme në shumë zona të veriut e j

10 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›