E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohet arsenal armësh

Në banesën e një 43- vjeçari në një fshat të rrethit të Elbasanit, policia ka gjetur armë e municione të të gjitha llojeve. Në pranga ka rënë 43 vjeçari , Besim Hysa, banues në fshatin Liçaj të komunës Shalës, rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ndërkohe që ndiqet në gjendje të lirë 55- vjeçarja, Vezire Bega , banuese në lagjen „11 Nëntori” ne Elbasan.

Aksioni i uniformave blu është organizuar në vijim të informacioneve të marra ne rruge operative, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e 2 automatikëve, 1 pushke,1 krehër automatiku me 28 copë fishekë, 1 granatë dore, 1 granatë dore kundër kombësorisë sëbashku me ndezësin e unifikuar, pesë kapsolla detonatore alumini, 1 fitil zjarrpërcjellës si dhe 3 kallëpe tritoli 200 gramësh dhe 1 kallëp tritoli 400 gramsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale „Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›