E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, PS: Të fundit në Europë

Partia Socialiste permes deputetit, Saimir Tahiri, deklaroi se entuziazmi me te cilin e paraqet mazhoranca liberalizimin e vizave nuk qendron. Sipas tij, shqiptaret duhet te kishin levizur lirisht ne Europe shume vite me pare. Tahiri nuk kurseu as akuza direkte ndaj Topallit, Bashes e keqqeverisjes se vendit nga kryeministri Berisha.

“Jozefina Topalli, spikerja më abuzive e parlamentit në shërbim të manipulimit dhe korrupsionit parlamentar me përgjegjësi kryesore për cënimin e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor, si dhe Lulzim Basha, ministri më i kërkuar nga drejtësia për vjedhjen korruptive të pasurisë publike, filluan të shfaqen mburravec para kamerave kur sot duhet të mbajnë përgjegjësi më shumë se kurrë pse ëndrrën shumëvjeçare të shqiptarëve për të lëvizur pa viza, e kanë kthyer në makthin pambarim që ende vazhdon e shtyhet pa afat. Nuk ka shqiptar sot që të mos e kuptojë se jemi të fundit në Evropë në pritje të liberalizimit të vizave, ashtu siç të gjithë e kuptojnë se gara e Topallit dhe Bashës “kush ngazëllehet më shumë për t’i bërë qefin doktorit”, është shenjë dëshpërimi për çka duhet të kishim arritur kohë më parë e që sot shqiptarët e presin ende për dështim të maxhorancës vetë” tha Tahiri. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›