E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, grabitet klinika e specialiteteve

Elbasan- Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur Klinikën e Specialiteteve në qytetin e Elbasanit. Klinika, e njohur nga të gjithë banorët, ofron një numër të konsiderueshëm shërbimesh.

Sipas burimeve të policisë, nga hetimet në vendin e ngjarjes ka rezultuar se autorët kanë hyrë përmes dritares së katit të dytë dhe kanë shqyer më pas derën.

Ata kanë vjedhur aparatin okulistik me një vlerë rreth 50 mijë lekë dhe pasi kanë marrë atë, janë drejtuar për në zyrën e arkës, ku mbahen lekët për faturat e vizitave.

“Në katin e parë të godinës tre katëshe, autorët kanë hapur arkën dhe kanë marrë 30 mijë lekë”, thonë të njëjtat burime.

Kinika e specialiteteve ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë drejtorisë së policisë, dhe vjedhja është sinjalizuar në polici nga roja e këtij institucioni. Policia është duke hetuar, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë person të dyshuar për këtë grabitje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›