E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, alarm për bombë në avionin e linjës Athinë-Moskë

Athinë-Një telefonatë anonime në aeroportin e Athinës ka kthyer mbrapsh nga fluturimi avionin e kompanisë ruse “Aeroflot” të nisur për udhëtim nga Athina drejt Moskës.Sipas kësaj telefonate në bordin e avionit gjendej një bombë, për pasojë avioni i sapo nisur është kthyer mbrapsh.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarët e aviacionit grek. “Një person i panjohur tha se një bombë ishte vendosur në avionin e “Aeroflot” të nisur nga Athina drejt Moskës”, tha zyrtari i aviacionit grek për agjensinë e lajmeve Rojters. “I kërkuam pilotit të kthehet në Athinë për kontrollet e duhura të sigurisë. Avioni ishte afër kufirit me Turqinë në kohën kur mori urdhërin të kthehej mbrapsht.

Nuk është bërë e ditur se sa pasagjerë kishte në bord dhe as detajet e tjera të situatës. Vetëm thuhet se avioni është kthyer drejt tokës greke sërish.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, një pako e dyshimtë është dërguar në ambasadën Amerikane në Qipro. Pakoja kishte pudër e bardhë dhe i ishtë dërguar përfaqësisë amerikane. Pakoja i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga ekipet speciale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›