Rama: Berisha, karshillëk ndërkombëtareve
Tiranë-Kryetari i PS-së, Edi Rama është shprehur sot se Kryeministri Sali Berisha po iu bën karshillëk primitiv parnetëreve ndërkombëtare lidhur me ligjin e dosjeve. “I kërkoj ndjesë në emër të qytetarëve, ambasadës së SHBA-së për sjelljen jo serioze të Kryeministrit ndaj shqetësimeve të shprehura prej përfaqësuesve të saj të nderuar. Uroj me gjithë zemër që këto lajthitje të turpshme të Sali Berishës të mos përsëriten së paku me miqtë e partnerët e Shqipërisë”. Më tej Rama shtoi se “jemi gati të hapim dosjet dhe të votojmë një ligj të standarteve europiane”.
Ligji për dosjet u komentua sot edhe nga Kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh se “sot do votojmë ligjin për dosjet. Shqipëria është një vend i lirë dhe ne kemi për detyrë të hedhim poshte barbarizmat”, shtoi ai, duke garantuar deputetët demokratë se në asnje mënyrë nuk po bëhen hapa mbrapa lidhur me ëështjen e dosjeve.
Gjate seancë së sotme në Kuvend opozita nuk do të jetë e pranishme kur do të votohet pr/ligji për “Pastërtinë e Figurës”. Këtë e ka deklaruar kreu i PS-së, Rama.
Rama i përgjigjet edhe Metës: Dera e PS-së e hapur, por Meta të mos ndryshojë shpesh qëndrim.