Tiranë, furnizonte me kanabis nxënësit
Vihet në pranga një i ri, që, sipas policisë, furnizonte me drogë nxënësit e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja, "Asim Vokshi". Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur për mediat se specialistët pranë Seksionit të Luftës Kundër Drogës kanë arrestuar dy ditë më parë shtetasin Ylber Docaj, 23 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij personi është bërë në flagrancë pranë Shkollës Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, duke shitur drogë. Policia i gjeti 23-vjeçarit katër qese të mbushura me bimë narkotike e llojit kanabis. Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e Doçit, policia arriti të gjejë edhe 224 gr kanabis.