Suvenirët mbetet më të proferuarat nga turistët e huaj

Nëse udhëtojmë në një shtet tjetër nuk ka kuptim nëse nuk marrim një suvenir, si kujtim nga vendit të cilin kemi vizituar. Bluzat me simbole kombëtare, çanta, piktura me pamje nga qytetet shqiptare apo edhe punimet në hekur, bakër, argjend alabastër, dru etj , i gjen me shumicë në dyqanet që shesin suvenire në kryeqytet. Numri i blerësve sipas shitësve këtë vit është më i lartë dhe duket se suveniret më të preferuar janë punimet artizanale me motive shqiptare si dhe bustet e figurave të njohura shqiptare.
Në muajt jashtë sezonit turistik, numri i shitjeve të suvenireve është shumë i ulët, kjo pasi edhe çmimi i tyre është i konsiderueshëm dhe blerësit. Çmimet e prodhimeve artizanale variojnë nga 100 lekë të reja deri në 300 mijë lek të reja. Prodhimet më të shtrenjta janë qilimat të cilat kapin shifrën nga 150 deri në 300 mijë lekë, por çmime të konsiderueshme kanë edhe punimet e dorës si mbulesa tavoline, punimet me grep, apo edhe çantat të thurura me shtiza.