E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr të rinjsh, 17 vjecari vret rojen e shkollës me kaçavidë

ELBASAN-Roja i një shkolle te mesme në fshatin Mollas të Elbasanit është goditur për vdekje nga një adoleshent.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite në oborrin e shkollës se gjimnazit në Mollas ku pas një sherri mes të rinjsh ka mbetur i vrarë nga goditja me kacavidë shtetasi Adriatik Gjini, 49 vjec, roja i shkollës.
Mësohet se autor i ngjarjes është një 17 vjecar me inicialet E.C, që është larguar menjëherë nga skena e krimit. Gjithashtu bëhet e ditur se adoleshenti nuk është nxënës i shkollës, por një person me disa precedentë penalë, ku pas ngjarjes se sotme mbi te rendon dhe vepra penale e vrasjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›