Dedate në minibashkinë nr 3 mes Braçes, Gjonit e Kokonës për listat
TIRANE- Listat e zgjedhësve janë bërë shkak i një incidenti mes dy deputetëve të Partisë Socialiste dhe kreut të Njësisë bashkiake nr 3, në Tiranë. Sipas NEWS24, sot paradite deputetët Ilir Gjoni dhe Erjon Brace i kanë kërkuar kryetarit të kësaj njësie bashkiake zotit Ilir Kokona, dikur ish-koleg socialist, listat e zgjedhësve për të verifikuar ato që janë shtuar pas 8 marsit, që është dhe afati i fundit i dorëzimit të listave.
Deputetët PS, Gjoni dhe Brace kanë kërkuar të shikonin listat pasi sipas tyre ishin sinjalizuar nga qytetarët se kishte probleme me to.
Por deputetët socialistë kanë hasur në rezistencën e kryetarit të njësisë së bashkiake nr 3, i cili më 25 shkurtit 2011 njoftoi largimin e tij nga PS dhe bashkimin me LSI.
Pas incidentit ne njesine bashkiake nr 3, PS njofton se nje tjeter incidetn ndodhi po sot ne njesine bashkiake numer 6. Deputeti socialist, Sajmir Tahiri beri me dije se kryetarja e kesaj njesie, Luzhiana Abazi nuk i ka dorezuar listat e zgjedhesve te zones. Tahiri tha se punonjes se Bashkise i deklaruan se kryetarja e njesise bashkiake nuk ndodhej ne godine. Pas kesaj Tahiqi i ka vene drynin njesise bashkiake nr 6.
(s.g/balkanweb)