Elbasan, kapen 23 doza heroinë, në pranga dy të rinj

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur sekuestrimin e 23 dozave heroinë si dhe arrestimin e dy personave.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Kulla” janë arrestuar në flagrancë shtetasit Klajdi Pano 23 vjeç dhe Gentian Tartari 29 vjeç.
Sipas policisë dy të rinjtë janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 23 doza heroinë të cilat dyshohen se do të shiteshin në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.
Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.