E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurosocialistët e Durrësit mbështesin politikën e re

 Durrës-FRESH-i i Durrësit organizoi sot një takim për të diskutuar mbi politikën e re që po ndjek PS-ja. Në këtë takim morën pjesë 100 të rinj të cilët në vitin 2009 do të votojnë për herë të parë.

Të rinjtë freshist e vunë theksin tek besimi që ata po ndjejnë për këtë politikë të re të PS. Ata pavarësisht origjinës së tyre e kanë përqafuar plotësisht plitikën e re të PS dhe u shprehën se më këtë alternativë ata shohin një të ardhme të sigurt brenda vendit të tyre.

Kreu i FRESSH-it të Durrësit, Ilir Gjermeni, u ndal veçanërisht tek mënyra moderne e alternativës socialiste në përfshirjen e të rinjve në politikë por edhe se e ardhmja socialiste e këtij vendi premton një integrim të të rinjve edhe në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Ai u shpreh i bindur se vetëm me politikën e re të PS mund të kthehet besimi i të rinjve për të realizuar në Shqipëri të gjitha ëndrrat e tyre.

Ndërsa sekretraja e PSSH për shanse të barabarta Edlira Haxhiymeri u shpreh se të gjithë të rinjtë, pa dallim bindjesh duhet të bashkohen me PS për të mos pranuar më në heshtje vendime arbtitrare që merren për ta.

Të rinjtë e Durrësit shprehën mendimin e tyre se si mund të ndryshojë sistemi shkollor i mesëm dhe ai universitar dhe se si mund të realizohen apo bëhen konkrete politikat e  ndryshme të punësimit për të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›