E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kapen vjedhësit e shtatë dyqaneve

Dy persona janë ndaluar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si autorë të mundshëm të disa vjedhje dyqanesh në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se është bërë kapja dhe arrestimi i 31-vjeçarit G. Sadiku, lindur dhe banues në lagjen Kala të Elbasanit dhe 35-vjeçarit G. Paco, lindur dhe banues në lagjen “5 Maji”. Ata dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa lokaleve, shkollës profesionale dhe disa banesave në qytetin e Elbasanit. Gjatë kontrolleve në banesat e dy të ndaluarve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: televizorë plazmë, kompjuterë, printerë, aparate dixhitale dhe disa imitime armësh të tipit pistoletë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›