E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kapet me 25 doza heroinë, në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është kapur me një sasi lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Edmond Basha i cili gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur 25 doza lëndë narkotike e llojit heroinë.
 

Sipas policisë arrestimi i tij në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ndërsa gjatë kontrollit 33-vjeçarit i është sekuestruar edhe dy telefona celularë.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 33-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›